Zyrtare: Osimhen grumbullohet nga Nigeria për Kupën e Afrikës

E kishte paralajmëruar vetë në rrjetet sociale disa ditë më parë: “Do të jem i disponueshëm për Kupën e Afrikës. Do të mungoj vetëm nëse nuk jam mes lojtarëve të përzgjedhur për të përfaqësuar Nigerinë”.

Trajneri i “super shqiponjave”, Eguavoen ka dëgjuar fjalët e Victor Osimhen dhe e ka grumbulluar për Kupën e Afrikës, që do të zhvillohet nga 9 janari deri në 6 shkurt në Kamerun.

Lojtari i Napolit, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Interit në Serie A është i detyruar që të mbajë një maskë mbrojtëse në fytyrë.

Nigeria është në të njëjtin grup me Egjiptin, Sudanin dhe debutuesit e Guinea Bissau. Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Eguavoen është edhe një tjetër lojtar i Serie A, Ola Aina i Torinos. / Oversport.tv