Michele Di Gregorio zhvilloi një sezon mjaft të mirë me fanellën e Monzës dhe klubi ka menduar të shpërblejë portierin e tyre. Gardiani 25-vjeçar ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2027.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Monza përmes një postimi në rrjetet sociale ku zyrtarizohet rinovimi 4-vjeçar. “AC Monza njofton se Michele Di Gregorio ka rinovuar kontratën me klubin deri më 30 qershor 2027.
Pas mbërritjes bardhekuq në verën e 2020, portieri bëri 110 paraqitjet për Monza, duke përjetuar Promovimin në Serinë A si protagoniste dhe kampionatin e parë historik në top ligën e lojtarëve të Brianza. Urime Michele!”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit italian.
Vitin e kaluar, Di Gregorio u ble përfundimisht nga Interi për shifrën e 4.15 milionë euro që pagoi klubi i tij aktual ndaj zikaltërve. /oversport.tv
2️⃣0️⃣2️⃣7️⃣🐯⚪️🔴
Avanti Insieme 💪❤️#ACMonza #Monza #DiGregorio pic.twitter.com/hhjLRXbNhB
— AC Monza (@ACMonza) July 7, 2023
Foto: AC Monza, Twitter