Pas vetëm një sezoni në krye të klubit, Paris Saint-Germain ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin e tyre. Christophe Galtier nuk do të jetë më trajner i kampionëve të Francës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi parisien përmes një postimi në faqen zyrtare ku thuhet për largimin e 56-vjeçarit. “Në fund të sezonit 2022-2023, Paris Saint-Germain dhe Christophe Galtier kanë vendosur të ndërpresin kontratën e trajnerit”, shkruhet nga PSG.
Nën drejtimin e parisienëve, ish-tekniku i Lille arriti të shpallej kampion dhe të fitojë Superkupën e Francës. Tashmë vendin e tij në Paris pritet ta zërë fituesi i tripletës me Barcelonën, Luis Enrique. /oversport.tv
Le Paris Saint-Germain et Christophe Galtier ont décidé de mettre un terme à son contrat d’entraîneur de l’équipe première.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 5, 2023