Zyrtare/ Partizani gjen mbrojtës, afron talentin e Bylisit

Partizani ka gjetur edhe mbrojtësin që po kërkonte prej kohësh në merkaton e verës. Nga Bylis është afruar 19-vjeçari Marcelino Preka. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ballshiot me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“Klubi ynë njofton shitjen e Marçelino Prekës te klubi i Partizanit.

Arrihet marrëveshja për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar, një prej talenteve më premtues të skuadrës sonë dhe futbollit shqiptar, pjesë e Shpresave U-21, Marçelino Preka, në klubin e Partizanit.

Kishte një interesim konkret prej dy muajsh nga ana e drejtorit sportiv të klubit të Partizanit, Z. Elton Marini i deleguar nga presidenti i skuadrës së kuqe, Z. Gazmend Demi, për të hyrë në tratativa me klubin tonë dhe presidentin Besnik Kapllanaj për transferimin e Prekës.

Në parim marrëveshja ishte dakordësuar dhe sot transferimi falë përkujdesjes së klubit tonë dhe vetë presidentit Besnik Kapllanaj në bashkëpunim edhe me zyrtarët e klubit të kuq është zyrtarizuar. Duam të sqarojmë se grupe të ndryshme menaxheriale kanë tentuar të infiltrohen në këtë marrëveshje, por çdo gjë është arritur fal marrëveshjes midis dy klubeve. Deri më sot të gjjthë menaxherët kanë patur vetëm fjal dhe asgjë konkrete lidhur me lojtarin në fjal.

Nga sot, Marçelino Preka është zyrtarisht lojtar i Partizanit.

FK BYLIS i uron suksese Marçelino Prekës, dhe pse jo eksperienca në një nga klubet e njohura dhe me histori në vendin tonë, t’i shërbejë që së shpejti ta shohim në një klub dhe kampionat të njohur jashtë vendit! Në të njejtën kohë i jemi mirënjohës ndërmjetësit Gëzim Hysaj, babai i kapitenit të kombëtares Elseid Hysaj, për ndihmën e dhënë në kohën që talenti Preka firmosi 2-vite më parë në klubin tonë.

Suksese kampioni Marçelino Preka”, shkruhej në postimin e Bylisit. /oversport.tv