Zyrtare/ Partizani rinovon kontratën me mbrojtësin titullar të ekipit

Partizani po përgatitet dita-ditës për ndeshjet kualifikuese të Champions League ndaj Bate Borisov dhe ditën e sotme ka ardhur një rinovim. Mbrojtësi AndI Hadroj ka rinovuar kontratën me “demat e kuq” deri në vitin 2026.

Këtë e ka bërë te ditur vëtë Partizani përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. “Partizani njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Andi Hadroj. Mbrojtësi 24-vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2026.

Një hap që konkretizon pozitivisht të ardhmen e titullarit të kampionëve, njëkohësisht edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues.”, shkruhet në profilin zyrtar të Partizanit. /oversport.tv