Zyrtare/ Pas Contes e pëson edhe Stellini, Tottenhami zgjedh trajnerin e ri

Pas shkarkimit të Antonio Contes, Tottenham ka larguar nga stoli edhe trajnerin aktual Cristian Stellini. Ky i fundit nuk arriti dot të rikthente skuadrën në një formë të mirë dhe humbja 6-1 në sfidën e fundit ndaj Neëcastle ka bërë që drejtuesit të humbasin durimin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez me anë të një postimi në faqen zyrtare. “Humbja e ditës së diel ndaj Neëcastle ishte e papranueshme. Ishte diçka zhgënjyese dhe ne kemi parë për arsyet që e sollën këtë rezultat. Cristian do të largohet së bashku me stafin e tij nga drejtimi i Tottenhamin”, shkruhej në njoftimin e Tottenham.

Ndërkohë që në njoftimin zyrtar bëhej i ditur dhe emri i trajnerit që do të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Stellinit. Në vend të italianit, në krye të pankinës do të jetë Ryan Mason. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook