Zyrtare: Pellegri largohet nga Milani dhe firmos me Torinon

Tashmë është zyrtare: Pietro Pellegri është një lojtar i Torinos. Ka qenë vetë klubi që përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka dhënë këtë lajm:

“Torino është i lumtur që njofton se ka blerë nga Monaco, përkohësisht por me opsionin për transferimin përfundimtar, kartonin e futbollistit Pietro Pellegri”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e Klubit.

Në pjesën e parë të sezonit sulmuesi 20-vjeçar ka qenë në huazim tek Milani, ku është aktivizuar në 6 takime dhe tashmë do të provojë një eksperiencë të re tek Torino. / Oversport.tv