Zyrtare: Përforcohet Egnatia, transferon mesfushorin e Apolonisë

Egnatia është një nga ekipet që ka pasur më shumë largime gjatë merkatos së janarit, por nuk kanë munguar as afrimet.

Në momentet e fundit është afruar mesfushori Skerdilajd Levendi, i cili për disa ditë doli në stërvitje me Skënderbeun.

Klubi nga Rrogozhina e ka zyrtarizuar pasditen e sotme Levendin. 20-vjeccari fierak ka debutuar sezonin e shkuar në Abissnet Superiore.

Me Apoloninë ai luajti 22 ndeshje, 15 prej të cilave nga fillimi. Levendi shënoi edhe dy gola në sezonin e parë në elitën e futbollit shqiptar. / oversport.tv