Pak ditë më parë, Timothy Weah iu nënshtrua vizitave mjekësore me Juventusin dhe doli me sukses. Sulmuesi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tashmë lojtari më i ri i “zonjës së vjetër”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Juventusi përmes një postimi në rrjetet sociale ku zyrtarizohet Timothy Weah. Nga ky transferim i sulmuesit amerikan tek bardhezinjtë, i çon Lilles në arkat e klubit 12 milionë euro.
Weah tashmë ka firmosur një kontratë me Juventusin që do ta mbajë të lidhur me klubin deri më 30 qershor të vitit 2028. Pas eksperiencave me PSG, Celtic dhe Lille, 23-vjeçari është gati tashmë për një aventurë të re në Serie A. /oversport.tv
Timothy è uno di noi ⚪️⚫
— JuventusFC (@juventusfc) July 1, 2023