Zyrtare: Përfundon aventura e Juan Cuadrados me fanellën e Juventusit

Ka përfunduar zyrtarisht aventura e Juan Cuadrados me fanellën e Juventusit. Ka qenë vetë klubi bardhezi që ka bërë publik lajmin përmes një komunikate në faqen zyrtare.

“314 herë kemi luftuar së bashku, duke fituar 11 trofe. 26 herë e kemi parë të festojë me kërcimin e tij të pagabueshëm. 59 herë ka qenë ai që i ka dhuruar gëzimin e golit shokëve. Sot, pas një udhëtimi të gjatë 8 sezone, erdhi momenti i përshëndetjeve.

Juan Cuadrado largohet nga Juventusi. Kanë qenë tetë vite të pasura, speciale, të paharrueshme, të mbushura me gëzime”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit bardhezi që zyrtarizon largimin e kolumbianit. / Oversport.tv