Zyrtare: Përfundon aventura e Morbeck te Kastrioti

Tashmë është zyrtare: Gabriel Morbeck nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kastriotit. Klubi krutan njofton se ka mbyllur bashkëpunim me sulmuesin brazilian.

“KS Kastrioti njofton se ka mbyllur bashkpunimin me futbollistin braziljan Gabriel Morbeck.

KS Kastrioti e falenderon sulmuesin për gjithçka dha për fanellën tonë dhe i uron suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan. /Oversport.tv