Zyrtare/ Përfundon telenovela Fofana, mbrojtësi është zyrtarisht i Chelsea

Goditja tjetër e madhe në merkaton e Chelsea quhet Wesley Fofana. Mbrojtësi francez ka firmosur për “Blutë e Londrës” për një transferim që shkon rreth 82 milionë euro nga ekipi i Leicester.

Ka qenë vetë Chelsea që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Fofana ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin londinez për shtatë sezone.

Fofana bëhet kështu përforcimi i radhës në mbrojtjen e Chelsea ndërsa palët ishin duke diskutuar prej kohësh. Pas këtij transferimi ka folur edhe vetë Fofana i cili është shprehur shumë i lumtur për këtë aventurë të re. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter