Pas zyrtarizimit të Milan Skriniar dhe Marco Asensios ditën e djeshme, Paris Saint-Germain ka bërë një goditje të bujshme në merkato. Manuel Ugarte është lojtari më i ri i kampionëve të Francës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Paris Saint-Germain përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mesfushori uruguaian. Nga ky transferim, në arkat e klubit të Sportingut të Lisbonës do të shkojnë plot 60 milionë euro.
Kontrata që ka firmosur Ugarte me parisienët, do ta mbajë të lidhur me klubin të paktën deri në vitin 2028. Transferimi i mesfushorit uruguaian, është i gjashti më i shtrenjtë në historinë e Paris Saint-Germain. /oversport.tv
🆕✍️
Le Paris Saint-Germain est ravi d’accueillir Manuel Ugarte au sein de son effectif professionnel à partir de la saison 2023-2024.
Le milieu de terrain uruguayen, qui portera le numéro 4, est lié au club parisien jusqu’au 30 juin 2028.#WelcomeUgarte 🔴🔵
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 7, 2023
Foto: Paris Saint-Germain, Twitter