ZYRTARE/ Preferon të punojë me të rinjtë, Apolonia zgjedh një spanjoll për stolin

Apolonia gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm. Në krye të stolit do të jetë spanjolli Yeray Rodriguez Rodriguez.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi fierak me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se pas negociatave të shumta, palët kanë rënë dakord dhe Rodriguez do të marrë drejtimin e skuadrës. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Rodriguez shprehet se është partizan i politikës së klubit për të punuar me të rinjtë.

“Pas negociatave të shumta, u vendos se kush do të jetë Kryetrajneri i F.K. Apolonisë: trajneri spanjoll Yeray Rodriguez Rodriguez”, shkruhej në postimin e Apolonisë. /oversport.tv