Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri, bën pazar në Bosnje

Prishtina ka zyrtarizuar trajnerin e tyre të ri. Ai do të jetë boshnjaku Abdulah Ibrakovic, i cili do të marrë vendin e Zekirija Ramadanit.

Edhe pse ky i fundit i shpalli ata kampionë, drejtuesit vendosën që ta shkarkonin atë. Ndërkohë trajneri i ri Ibrakovic ka drejtuar në karrierën e tij skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.

Abdulah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnjë e Hercegovinës. Ndërkohë, gjatë nënshkrimit ai tha edhe disa fjalë për klubin dhe tifozët e Prishtinës.

“Prishtina e kërkon gjithmonë titullin dhe të gjithë trofetë. Prishtina mund të krahasohet në Bosnjë me klubin e Sarajevës, që pak a shumë kanë pritshmëri të njëjta. Klubet kalojnë periudha tranzicioni dhe kjo është normale.

Ne duhet t’i dërgojmë mesazhet nga tereni. Pres që ta fitojmë tifozerinë në stadium me dëshirën dhe angazhimin tonë. Ajo çka mund tu premtojmë është se do t’i bëjmë të gjitha çka dimë dhe mundemi për të mirën e ekipit”. /oversport.tv