Zyrtare/ PSG bën revolucion në mbrojtje, prezantohet edhe Lucas Hernandez

Marrëveshja ishte arritur prej kohësh, por zyrtarizimi vjen vetëm ditën e sotme. Lucas Hernandez është afrimi i radhës i Paris Saint Germain në këtë merkato verore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi parizien me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhet se Lucas Hernandez ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin nga Parisi të paktën deri në vitin 2028. Hernandez do të vihet menjëherë nën urdhrat e Luis Enriques që siguron shërbimet e një tjetër mbrojtësi me peshë, pas Milan Skriniar.

Hernandez mbylli aventurën e tij me Bayernin  ku ishte pjesë që prej vitit 2019. PSG ka paguar rreth 50 milionë euro për të blerë kartonin e mbrojtësit francez, që pas transferimit dha edhe një intervistë të shkurtër ku u shpreh se ishte shumë i lumtur për këtë aventurë të re në karrierën e tij. /oversport.tv

Foto: psg.fr