Zyrtare/ PSG prezanton një tjetër afrim, pas Skriniar vjen edhe Marco Asensio

Është një ditë e ngarkuar sa i përket zyrtarizimeve të afrimeve të reja në shtëpinë e Paris Saint Germain. Pas Milan Skriniar, i radhës që i bashkohet gjigantit francez është Marcos Asensio.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi parizien me anë të një postimin në faqen zyrtare. Në të thuhet se Asensio ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me PSG-në të paktën deri në vitin 2026.

Pas zyrtarizimit, Marco Asensio u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim. “Është një privilegj i madh për mua të jem pjesë e këtij klubi të madh”, tha në fjalën e tij të parë si lojtar i PSG-së, Marco Asensio. /oversport.tv

Foto: psg.fr