Zyrtare: Radamel Falcao në LaLiga sërish, rikthehet pas 8 vitesh

Radamel Falcao rikthehet pas tetë vitesh në LaLiga. Sulmuesi kolumbian ka nënshkruar ditën e sotme me Rayo Vallecano, klub që ka dalë edhe me njoftim në rrjetet sociale.

Falcao në të shkuarën në Spanjë është aktivizuar me Atletico Madrid për dy sezone, pasi e kishin blerë nga Porto për shumën e 40 milion eurove.

Sulmuesi kolumbian ka luajtur në disa klube të rëndësishme europiane, si Manchester United e Chelsea, si dhe te Monaco në Francë.

Dy sezonet e fundit Falcao ishte pjesë e Galatasaray në Turqi, duke shënuar 19 gola në 33 ndeshje të kampionatit. / oversport.tv