Zyrtare, Ranieri për herë të katërt në Angli, merr drejtimin e Watford

Watford ka zyrtarizuar Claudio Ranierin si trajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Xisco Muno. Italiani ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë lidhur me ekipin ishullor për të paktën dy vite.

Rezultatet zhgënjyese të trajnerit Xisco Muno detyruan drejtuesit e Watford të shkarkonin trajnerin. Ata u bënë kështu ekipi i parë në Premier League që heqin nga puna menaxherin e tyre. Italiani u zyrtarizua tek Watford bashkë me anëtarët e stafit të tij. Kjo është hera e katërt që Ranieri trajnon një ekip në Premier League pas eksperiencës me Chelsea, Leicester dhe Fulham.

Ndërkohë shpresa më e madhe klubit anglez është përsëritja e magjisë që Ranieri bëri me Leicester në sezonin  2015-2016 ku u shpall kampion i Anglisë me dhelprat. / oversport.tv