RB Leipzig ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e trajnerit të shkarkuar Jesse Marsch, duke vendosur në krye të skuadrës ish-trajnerin e Schalkes, Domenico Tedesco.
Leipzig shkarkoi amerikanin Marsch pas humbjes 2-1 në kampionat përballë Union Berlinit dhe arriti një fitore të rëndësishme në mesjavë në Champions përballë Manchester City, nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Achim Beierlorzer.
36-vjeçari Tedesco rikthehet në Bundesligë, pasi ka kaluar 2 vite në Rusi në drejtimin e Spartak Moscow. I lindur në Itali dhe i rritur në Gjermani, Tedesco ka nisur shumë mirë karrierën e tij si trajner.
Ai ka drejtuar Erzgebirge Aue në vitin 2017 dhe shpëtoi skuadrën nga rënia. Vetëm 31 vjeç, ai mori drejtimin e Schalkes sezonin pasardhës dhe zuri vendin e dytë në Bundesligë. /Oversport.tv
Domenico #Tedesco wird ab sofort neuer Cheftrainer bei RB Leipzig 🤝
Der 36-Jährige erhält einen Vertrag bis Sommer 2023 📝
Damit tritt er bei #RBL die Nachfolge von Jesse #Marsch an.
Alle Infos ➡️ https://t.co/reyN3XfJF1 pic.twitter.com/5E6XvDVdp5
— RB Leipzig (@RBLeipzig) December 9, 2021