Një ditë e mbushur plot me largime kjo e sotmja në ambientet e Real Madridit. Pas mbylljes së bashkëpunimit me Marco Asensio dhe Mariano Diaz, “los blancos” kanë zyrtarizuar një tjetër largim.
Eden Hazard nuk do të jetë më një lojtar I Real Madrid duke filluar që nga sezoni I ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.
Në korrik, sulmuesi belg do të jetë një lojtar I lirë, ende nuk është e ditur skuadra ku ai do të bëjë pjesë vitin e ardhshëm. Hazard u ble nga Real Madrid në vitin 2019 për shifrën e 115 milionë euro, por kurrë nuk arriti të japë shkëlqimin e duhur. /oversport.tv
Comunicado Oficial: Hazard. #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 3, 2023