Zyrtare/ Realdo Fili mbetet pa skuadër, sulmuesi largohet nga Chernomorets

Realdo Fili është zyrtarisht pa skuadër. Ish-sulmuesi i Partianit ka prishur kontratën e tij me klubin ukrainas të Chernomorets dhe tashmë është në kërkim të aventurës së tij të re për të vazhduar karrierën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ukrainas me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të shkruhej se Fili iu bashkua ekipit në një periudhë shumë të vështirë duke treguar se është një futbollist shumë i guximshëm.

Fili u transferua në Ukrainë në merkaton e verës, por nuk pati shumë hapësira. Më parë sulmuesi fierak është aktivizuar në Rumani te Botosani, por gjithashtu përveç Partizanit, në Shqipëri, Fili ka mbajtur veshur edhe fanellën e Apolonisë, Kamzës, Skënderbeut e Luftëtarit. /oversport.tv