Tashmë është zyrtare: Redi Kasa është lojtari më i ri i Egnatias. Mesfushori ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin nga Rrogozhina deri në vitin 2025.
Ka qenë vetë klubi i Egnatias që ka zyrtarizuar lajmin përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram: “Zyrtare. Redi Kasa është lojtari më i ri i KF Egnatia. Futbollisti ka firmosur kontratën që e bën pjesë të klubit deri në 2025”.
Mesfushori 21-vjeçar është formuar në akademinë e Parmës dhe më pas është aktivizuar në kampionatin bullgar fillimisht me Septemvri Sofia dhe më pas në huazim te Tsarsko Selo. / Oversport.tv
View this post on Instagram