Zyrtare: Renan Lodi lë Atleticon, do të vazhdojë karrierën në Premier League

Renan Lodi është larguar zyrtarisht nga Atletico Madrid. Mbrojtësi brazilian është zyrtarizuar te klubi i tij i ri. Ai do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League në radhët e ekipit të Nottingham Forest.

Ka qenë vetë klubi anglez që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Renan Lodi është transferuar në Angli në formë huazimi deri në fundin e sezonit.

Mbrojtësi 24-vjeçar largohet kështu nga Atletico pas 118 prezancash ku fitoi edhe titullin kampion të Spanjës në sezonin 2020-2021. Ai ka përfaqësuar gjithashtu edhe Kombëtaren e Brazilit 15 herë që prej debutimit të tij ndaj Senegalit në vitin 2019. /oversport.tv

Foto: Nottingham Forest FC, Twitter