Zyrtare: Rezultatet shpërblehen, Pioli rinovon kontratën me Milanin

Tashmë është zyrtare. Milani dhe Stefano Pioli kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2023. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqezi nëpërmjet kanalit të tyre zyrtar. Prej ditësh është folur dhe punuar që palët të arrijnë akord për këtë dëshirë të përbashkët për të shtyrë bashkëpunimin.

Paraditen e sotme, Pioli është paraqitur në “Casa Milan”, ku me gjasë pritet që të ketë edhe “tym të bardhë” për të bërë edhe zyrtarizimin. Sipas asaj që bëhet me dije në mediat italiane, të dhënat paraprake tregojnë se Pioli do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon, që së bashku me bonuset e ndryshme, mund të arrijë deri në shifrën e 4 milionëve.

Nga mbrëmja ku Milan pësoi pesë gola në Bergamo. Kanë kaluar më pak sesa dy vite dhe që pas saj, kuqezinjtë kanë larguar makthet e të shkuarës teksa me Piolin nën drejtim, kuqezinjtë janë rikthyer në Champions, konkurrues edhe për të kaluar turin si dhe tashmë po synojnë pse jo, edhe për titullin e Serie A, teksa kryeson bashkë me Napolin. /oversport.tv