Pas një sezoni me shumë ulje-ngritje dhe shumë larg pritshmërive, pasi qëndrimi në Kategorinë e Parë u siguruar vetëm pas një ndeshjeje shtesë, ku lagunarët fituan përballë Valbonës, ka nisur puna për rikthimin e Lushnjës në elitën e futbollit shqiptar.
Lushnja njofton se trajneri i ri i skuadrës për sezonin e ardhshëm do të jetë Gugash Magani, që do të marrë vendin e lënë bosh nga Klevis Dalipi, që nuk rinovoi pas përfundimit të sezonit.
Magani është një trajner me eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar dhe detyra e tij është që të rikthejë Lushnjën në elitën e futbollit shqiptar. / Oversport.tv