Zyrtare: Rinovoi kontratën me Milanin, Leao: Jam shumë i kënaqur

Pas një pritjeje thuajse një vjeçare erdhi dita e Rafa Leaos. Sulmuesi portugez i Milanit ka rinovuar kontratën e tij me klubin kuqezi deri në 30 qershor të vitit 2028.

Leao pritet të përfitojë 5 milionë euro në sezon, plus disa bonuse që do të paguhen nga Milani çdo muaj. Portugezi ka përfituar një rritje të konsiderueshme të pagës me kontratën e re.

“Leao u bashkua me Milanin në verën e vitit 2019 dhe deri më tani ka luajtur 162 ndeshje me fanellën kuqezi duke shënuar 41 gola dhe duke dhënë 29 asist. Lojtari u zgjodh futbollisti më i mirë i Serie A sezonin e kaluar. Leao dhe Milani do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre bashkë”, shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.

“Jam shumë i lumtur, ishte një gjë që doja ta bëja dhe tashmë u bë. Shpresojmë që të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen. Të mendojmë për Veronën dhe më pas për vitin e ardhshëm ku duam të fitojmë gjëra të mëdha”, ka thënë Leao pas rinovimit të kontratës. / Oversport.tv