Tashmë është zyrtare: Ronald Koeman kthehet në krye të pankinës së kombëtares së Holandës. Të hënën ish-trajneri i Barcelonës ka firmosur kontratën me federatën holandeze dhe është prezantuar para mediave.
Koeman ka drejtuar edhe më parë “tulipanët” në vitet 2018-2020, para se të vendoste të merrte drejtimin e klubit “Blaugrana”.
Rikthimi i tij në pankinën e Holandës ishte njoftuar që në prill të vitit 2022, kur u bë e ditur që Louis Van Gaal do të largohej nga detyra pas përfundimit të Botërorit të Katarit. / Oversport.tv
Signed! ✍️
Welcome back, @RonaldKoeman! 🧡#NothingLikeOranje pic.twitter.com/yJEiyD2yTN
— OnsOranje (@OnsOranje) January 23, 2023