Zyrtare/ Ronaldo largohet nga United, deklaratat në media sjellin pasoja

Deklaratat kundër klubit sjellin menjëherë pasoja për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez nuk do të jetë më një lojtar i Manchester United tashmë edhe në formë zyrtare.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi anglez me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuheh se Ronaldo dhe Manchester United kanë prishur marrëveshjen e tyre në mënyrë konsensuale.

Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe Ronaldo është tashmë zyrtarisht pa ekip. Cristano Ronaldo duhet të gjejë një tjetër ekip dhe merkato e janarit pritet të jetë e zjarrtë. Largimi i Ronaldos vjen menjëherë pas intervistës së bujshme që bëri duke akuzuar trajnerin Ten Hag dhe drejtuesit e klubit. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook