Zyrtare: Ruben Loftus-Cheek bëhet “djall”, anglezi firmos me Milanin deri në vitin 2027

Në kampin e Milanit dje ka qenë dita e Ruben Loftus-Cheek. Anglezi zbarkoi të mërkurën në mbrëmje në Milano dhe të enjten në mëngjes kreu vizitat mjekësore.

Ish-lojtari i Chelsea shkoi në selinë e klubit kuqezi rreth orës 18:30 dhe firmosi kontratën që e lidh me Milanin deri në vitin 2027. Lojtari do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Sot Loftus-Cheek transferohet zyrtarisht nga Chelsea te Milani për 18.5 milionë stërlina (rreth 21.5 milionë euro. / Oversport.tv