Milani ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me Alexis Saelemaekers. Belgu ka pranuar propozimin e klubit italian për të nënshkruar për pesë vite.
“AC Milan është i lumtur t’ju komunikojë rinovimin me Alexis Saelemaekers deri më 30 qershor 2026. I lindur në vitin 1999, Alexis mbërriti tek AC Milan në janar të vitit 2020.
Nga atëherë ai ka luajtur 64 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Mesfushori me tipare sulmuesi do të vazhdojë të veshë fanellën e Milanit”, shkruhet në komunikatën e klubit italian.
Saelemaekers ishte blerë nga Anderlecht për shumën e 7 milion eurove dhe tani kushton të paltën dyfishin falë paraqitjeve të bëra në Serie A. / oversport.tv
🗣️ "I'm happy to have grown with this #ACMilan"
Official Statement: Alexis Saelemaekers ➡ https://t.co/jFThDLU5pJ🗣️ "Sono contento di essere cresciuto con questa squadra"
Comunicato Ufficiale: Alexis Saelemaekers ➡ https://t.co/cDUccwUM2O #SempreMilan pic.twitter.com/e5pjO82Nc0— AC Milan (@acmilan) October 15, 2021