Zyrtare: Salernitana e re do ndërtohet nga “arkitekti” Walter Sabatini

Walter Sabatini është arkitekti i ri i Salernitana, pasi është zyrtarizuar sot si drejtori i ri sportiv i klubit nga Salerno, që ka ndryshuar edhe presidencë.

Sabatini në fund të muajit shtator u shkarkua nga Genoa, ndërkohë që më parë ka qenë drejtor sportiv te Roma, Lazio, Palermo dhe Interi.

Në një moment ishte shumë pranë Genoa që ndryshoi pronarë, por nuk pati marrëveshje. Para zyrtarizimit të Sabatini, Salernitana ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm Angelo Fabiani dhe menaxherin e klubit, Alberto Bianchi. / oversport.tv