Zyrtare, Salernitana shkarkon trajnerin, gati rikthimi i Colantuono

Ashtu si pritej, Salernitana ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin e tyre Fabrizio Castori. Në një komunikatë zyrtare, drejtuesit kanë deklaruar se kanë shkarkuar trajnerin pas përformacës së këtij fillim sezoni.

Rezultatet e këqija këtë fillim sezoni kanë detyruar drejtuesit salern të kërkojnë për alternativa të tjera. Kështu, Castori do të ngrihet nga stoli i ekipit italian me katë pikë të grumbulluara në tetë ndeshje.

Përsa i përket zëvendësimit të tij, te Salernitana pritet të ulet Stefano Colantuono. Tekniku italian pritet të rikthehet përsëri te Salernitana pasi e ka drejtuar atë gjatë sezonit 2017-2018. /oversport.tv