Zyrtare/ Selmani gjen menjëherë skuadrën e re pas largimit nga Partizani

Para pak ditësh, Remzifaik Selmani dhe Partizani ranë dakord që të ndërprisnin kontratën mes tyre. Menjëherë pas largimit nga “demat e kuq”, sulmuesi 26-vjeçar ka gjetur skuadrën e tij të radhës.

Bëhet fjalë për ekipin e Gostivarit, dhe lajmin e kanë bërë të ditur vetë këta të fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet Selmani.

Sulmuesi 26-vjeçar rikthehet në kombin e tij pas vetëm një viti largimi nga ekipi i Renovës. Selmani më parë ka qenë pjesë e ekipeve të Újpest, Shkëndijës, Llapit dhe Mezőkövesd. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF GOSTIVARI (@kfgostivar)