Zyrtare: Shkumbini me trajner të ri, ia beson stolin një braziliani

Shkumbini ka zyrtarizuar trajnerin e tyre të ri. Ashtu si kishin njoftuar edhe më parë, trajneri i ri është i huaj. Bëhet fjalë për brazilianin, Love Kastelot.

Ai do të ulet në pankinën peqinase pas shkarkimit të trajnerit Lorenc Pashja. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nëpërmjet një komunikate në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Shkumbini ndodhet në vendin e nëntë në Kategorinë e Parë ku ka grumbulluar 18 pikë. Ndërkohë, në tre ndeshjet e fundit, ata nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë. /oversport.tv