Sindrit Guri ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij në Turqi dhe sot është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Istanbulsporit, skuadër që militon në Superligën turke.
Ndonëse kërkohej edhe nga disa klube të Superiores, sulmuesi shkodran ka vendosur që të bashkohet me koloninë shqiptare te klubi turk.
Kujtojmë që tek Istanbulspori aktivizohen edhe shqiptarët e tjerë: Eduard Rroca, Kristal Abazaj dhe Valon Et’hemi. /Oversport.tv
İstanbulspor’a Hoş Geldin Sindrit Guri! #İstanbulBiziz 💛🖤 pic.twitter.com/YUTDY5lyuV
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) August 26, 2022