Zyrtare: Solskjaer nuk është më trajner i Manchester United

Tashmë është zyrtare: Ole Gunnar Solskjaer nuk është më trajneri i Manchester United. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi anglez njofton se:

“Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga pozicioni i tij si trajner i skuadrës. Ole do të jetë gjithmonë një legjendë e Manchester United dhe me keqardhje kemi marrë këtë vendim të vështirë.

Javët e fundit kanë qenë zhgënjyese, por nuk duhet të zbehin punën e mirë që ai ka bërë gjatë këtyre tre viteve, për të ndërtuar themelet e një suksesi afatgjatë.

E falënderojmë për punën e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen. Vendi i tij në historinë e klubit është i sigurtë, jo vetëm si lojtar dhe trajner, por edhe si një njeri i madh.

Michael Carrick do të jetë në krye të skuadrës për ndeshjet e ardhshme, ndërsa klubi po kërkon një trajner për pjesën e mbetur të sezonit”. /Oversport.tv