Zyrtare: Superkupa e Italisë do të luhet në Milano në 12 janar

Tashmë është zyrtare: Superkupa do të qëndrojë në Itali edhe për këtë vit. Finalja mes Interit dhe Juventusit do të luhet në “San Siro” të mërkurën e 12 janarit të ardhshëm.

Ky është vendimi i Këshillit të Ligës, që u mblodh gjatë ditës së sotme. Ka rënë, për shkak të mungesës së ofertave të reja, hipoteza për të luajtur ndeshjen në Arabinë Saudite.

Herën e fundit që Superkupa është luajtur në Milano ka qenë në verën e vitit 2010, kur Interi i Benitezit mposhti Romën 3-1, falë një dygolëshi të Eto’o dhe një goli të Pandev.

Interi dhe Juventusi janë përballur vetëm një herë në këtë trofe, në vitin 2005, kur zikaltërit fituan në Torino, falë një goli të argjentinasit Veron në kohën shtesë. /Oversport.tv