Zyrtare/ Superkupa e Italisë “kopjon” atë të Spanjës, nga viti i ardhshëm do të ketë format të ri

Tashmë është zyrtare. Superkupa e Italisë nga edicioni i ardhshëm do të vijë me një tjetër format për shikuesit. Nuk do të ketë më vetëm një finale mes fituesit të kampionatit dhe atij të Kupës së Italisë, por kompeticioni do të zhvillohet me katër ekipe.

Do të jetë një format i ngjashëm me Superkupën e Spanjës ku do të marrin pjesë vendi i parë dhe i dytë në kampionat, si dhe dy skuadrat finaliste në Kupën e Italisë.

Kompeticioni do të zhvillohet me dy gjysmëfinale për të caktuar më pas finalen e madhe që do të përcaktojë fituesin e trofeut. Në rast se do të ketë një skuadër që ka fituar dhe Kupën dhe kampionatin, atëherë skuadra e radhës që do të zgjidhet është vendi i tretë në Serie A.

E njëjta vendimmarrje edhe nëse finalisti i Kupës do të jetë edhe midis dy ekipeve që mbajnë vendet e para në Serie A.

Gjithashtu presidenti i Serie A, Lorenzo Casini konfirmoi se është pranuar oferta nga Arabia Saudite për të zhvilluar Superkupën e Italisë. Fillimisht do të zhvillohen dy edicionet e ardhshme, ndërsa për vitin 2026 dhe 2027 nuk është përcaktuar ende. Ndërsa për vitet 2028 dhe 2029 Superkupa e Italisë do të rikthehet sërish të luhet në Arabinë Saudite. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter