Klevis Dragaj që arriti të shpallet kampion i Shqipërisë me Partizanin sezonin e kaluar, ka bërë një hap të madh në karrierë. Talenti 20-vjeçar është larguar nga “demat e kuq” për të vazhduar karrierën tek Lokomotiva e Zagrebit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi kroat përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet sulmuesi 20-vjeçar. Sezonin e kaluar në “Abissnet Superiore”, Dragaj bëri 3 paraqitje me Partizanin që u shpall kampion.
Ndërsa me moshat e U-21, sulmuesi i talentuar arriti të realizojë 10 gola në 13 takime të luajtura. Tashmë karriera e tij do të vazhdojë në Kroaci ku do të mbajë veshur fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. /oversport.tv