Zyrtare: Talenti i Shqipërisë U21 firmos me klubin e Serie B

Sergio Kalaj transferohet te Frosinone. Klubi i Serie B ka arritur marrëveshjen me Carrarese Calcio 1908 dhe e ka blerë mbrojtësin e Shqipërisë U21.

Shtatlarti, i cili ka qenë pjesë e moshave të Romës dhe Lazios, ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026 dhe për të është një hap i mirë në karrierë.

Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, Kalaj u aktivizua në 17 ndeshje me Carrarese në Serie C dhe shënoi edhe një gol. / oversport.tv