Zyrtare/ Teuta do të ndryshojë trajnerin, largohet Edi Martini

Tashmë është zyrtare, Edi Martini nuk do të jetë më në krye të stolit të Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku njofton ndërprerjen e bashkëpunimit.

Mbyllet kështu aventura e Edi Martinit në krye të Teutës, të cilën e mori në javën e 8-të në vendin e fundit dhe e mbylli këtë edicion në vendin e gjashtë. Që kur mori drejtimin e klubit durrsak, vetëm Partizani kampion dhe Tirana e vendit të dytë arritën të grumbullonin më shumë pikë se Edi Martini me Teutën e tij.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”, shkruhej në postimin e klubit durrsak. /oversport.tv