Edhe pse nuk e mbylli këtë kampionat në nënyrën më të mirë, Tirana beson ende tek Orges Shehi. Klubi bardheblu ka arritur një marrëveshje me teknikun 45-vjeçar për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.
Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra kryeqytetase përmes një video në rrjetet sociale të klubit ku zyrtarizohet rinovimi i Shehit. Pas bisedimeve mes palëve, është gjetur marrëveshja për të vazhduar bashkëpunimi mes Shehit dhe Tiranës.
Ish-gardiani i Skënderbeut mori drejtimin e Tiranës në janar të vitit 2021, duke arritur të shpallet një herë kampion i Shqipërisë dhe arriti të fitojë Superkupën e Shqipërisë. /oversport.tv
View this post on Instagram