Zyrtare: Tirana kompleton prapavijën, një emër me peshë rikthehet te bardheblutë

Tirana ka përforcuar repartin e prapavijës me një tjetër rikthim të bujshëm në futbollin shqiptar. Erjon Hoxhallari është rikthyer pas vetëm një sezoni nga largimi i tij prej bardhebluve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mbrojtësi 27-vjeçar. Hoxhallari mbylli bashkëpunimin e tij me UTA Arad në Rumani dhe tashmë është rikthyer në kombin e tij.

Mbrojtësi kuqezi u paraqit 28 herë në kampionatin rumun me skuadrën e tij dhe arriti të realizojë një gol. Megjithatë, aventura e Hoxhallarit nuk zgjati shumë dhe ky i fundit është rikthyer tek Tirana si transferimi më i ri. /oversport.tv