Zyrtare: Tirana përforcon sulmin, Elvi Berisha kthehet në shtëpi

Tirana ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme blerjen e sulmuesit Elvi Berisha, që sezonin e kaluar militoi në radhët e Skënderbeut.

Kampionët e Shqipërisë kanë rikthyer në shtëpi, 23-vjeçarin, i cili ka mbajtur veshur fanellën bardheblu që nga ekipi i akademive e deri në vitin 2017 ku nga ekipi A i Tiranës u transferua në Spanjë te Leganes B.

Pas largimit të Seferit, drejtuesit bardheblu përforcojnë menjëherë repartin e sulmit me lojtarin e formuar në akademinë bardheblu. / Oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)