Sezoni i kaluar i William Saliba me Arsenalin ishte fantastik dhe klubi ka menduar të shpërblejë qendërmbrojtësin. 22-vjeçari francez do të jetë pjesë e “topçinjve” pasi ka zgjatur bashkëpunimin me ta.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Arsenali përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku thuhet për rinovimin e tij. Kontrata e re e Salibas me klubin, do ta mbajë francezin në klub të paktën deri në vitin 2027.
Pasi kontrata e vjetër skadonte vitin e ardhshëm, Arsenali i frikësohej idesë se mund ta humbiste 22-vjeçarin verën e ardhshme si një transferim të lirë. /oversport.tv
Ready for the next chapter ✍️
— Arsenal (@Arsenal) July 7, 2023
Foto: Arsenal, Twitter