Zyrtare/ Tjetër goditje nga Flamurtari, afron ish-sulmuesin e Shkëndijës

Flamurtari vazhdon të jetë i pandalshëm në merkaton e janarit. Klubi vlonjat është duke forcuar edhe më tepër ekipin, pasi po lufton të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar ku po mungon prej disa vitesh.

Afrimi i fundit i Flamurtarit është sulmuesi brazilian Igor Silva. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Silva luan si sulmues i majtë dhe kjo është eksperienca e tij e parë në Shqipëri. Më parë ai është aktivizuar në Brazil, por gjithashtu edhe me Bolusporin në Turqi dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut. /oversport.tv