Zyrtare: Tjetër përforcim në mbrojtje, Genoa huazon Ostigard nga Brighton

Një tjetër përforcim për Andryi Shevchenkon. Genoa ka zyrtarizuar edhe një blerje tjetër në mbrojtje. Bëhet fjalë për mbrojtësin Leo Skiri Ostigard.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Genoas nëpërmjet një komunikatë zyrtare në mediat e saj. Ai është afruar nga Brighton si huazim deri në fundin e këtij sezoni.

Mbrojtësi do të mbajë veshur fanellën me numrin 55. Më parë ai ka veshur gjithashtu fanellat e Molde, Viking, St. Pauli, Coventry City dhe Stoke City. /oversport.tv