Kukësi ka bërë një tjetër përforcim në merkaton e janarit. Këtë herë verilindorët kanë afruar mesfushorin 23-vjeçar, Mirza Delimedjac. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Delimedjac ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me verilindorët për një sezon e gjysmë. Më parë mesfushori serb ka pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar.
POSTIMI I KUKËSIT
“WELCOME MIRZA DELIMEDJAC
Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Mirza Delimedjac është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për një sezon e gjysmë.
23 vjeçari Delimedjac vjen te Kukësi nga kampionati bullgar ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Mirza Delimedjac dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Mirza”, shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv