Mohamed Fares është lojtari më i ri i Torinos. Lajmin e ka bërë vetë zyrtar klubi granata përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare.
“Torino është i lumtur të njoftojë që ka blerë nga Lazio përkohësisht, me mundësinë e transferimit përfundimtar, kartonin e futbollistit Mohamed Fares.
I gjithë klubi i Torinos pret me shumë ngrohtësi Fares. Punë të mbarë, Forza Toro!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Mohamed Fares është në pronësi të Lazios, por sezonin e fundit ka qenë i huazuar te Genoa. /Oversport.tv
🤝 | UFFICIALE
Fares al Toro 🔥
👉 https://t.co/TmqdFLyAvE#SFT pic.twitter.com/fFjYM1zIFG
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) January 14, 2022